728 x 90 Leaderboard

Fitorja dramatike e Manchester ndaj Juves, si provokoi Mourhino me gjuhën jashtë (video)

 

Hose Mourhino ka provokuar me gjeste ironike ndaj tifozerisë juventine në fundin e takimit dramatik, ku Manchester United arriti të mposhtë “Zonjën e Vjetër” me dy gola në fundin e takimit, pas disaavantazhit 1-0 me një gol fantastik të Ronaldos.

Sapo arbitri dha fishkëllimën e fundit, trajneri portugez, i njohur për kontraversalitetin e tij, në shprehje apo në sjellje, u nxorri gjuhën tifozëve gjë që shkaktoi irritimin e një pjesë të lojtarëve italiane, të cilët iu afruan edhe për reagim fizik.

Mourinho e arrin këtë fitore të madhe në një kohë kur Manchester nën drejtimin e tij nuk po shkëlqen aspak, e ai po e drejton nën zërat e shumtë të largimit nga pankina. Nga shumë media sportive, fitorja e Manchester ndaj Juves, u komentua si një ngjashmëri me kohët e arta të drejtimit të skuadrës nga Sër Alex Ferguson. /tesheshi.com/

Related posts