Fitore kuq e zi: Shqipëria mund Turqinë, Kosova Letoninë

Shqipëria ka mundur Turqinë 3-2 në një miqësore që ka patur si protagonist Sadikun me dy gola. Ndërsa i treti u shënua nga Grezda. Përsëritet kështu një fitore tjetër e ngjashme po me turqit, ndodhur 15 vjet më parë, po në një miqësore luajtur po në Antalia.

Nga ana tjetër, edhe Kosova ka bërë kthesën e madhe duke mundur Letoninë 4-3 me përmbysje rezultati. Duhet kujtuar që përfaqsuesja kosovare, prej barazimit 1-1 me Finlandën në ndeshjen e parë eliminatore të Botërorit, vetëm ishte mundur, madje dhe me rezultatet të thella. /tesheshi.com