728 x 90 Leaderboard

Firmosja “rrufe” e pasaportës shqiptare për Haradinjan, fut në telash Tiranën zyrtare

Ilir Meta, përpara se të nisej në një vizitë në Kroaci ka firmosur me shpejtësi dhënien e pasaportës shqiptare për Ramush Haradinajn, duke e futur edhe shtetin shqiptar në telash me amerikanët.

Kryeministri i Kosovës ka ardhur vetë për të marrë dokumentin me të cilin mund të udhëtojë lirisht në vendet Shengen, ndërkohë që për në SHBA i duhet sërish viza.

Mirëpo ky vendim i shtetit shqiptar, mësohet se ka shqetësuar jo pak amerikanët, të cilët e kanë shikuar këtë dhënie shtetësie rruge si një karshillëk.

Ramush Haradinaj i plotëson kushtet për marrjen e shtetësisë shqiptare, pasi ai prej 10 vjetësh është regjistruar si qytetar i Tiranës ku zotëron dy apartamente të cilat i administron një i afërm i tij, pinjoll i familjes së Boletinëve.

Sipas ligjit, me 5 vjet rezidencë mund ta marrësh shtetësinë shqiptare.

Pasaporta i është dhënë jo vetëm Ramushit, por edhe disa banorëve të tjerë të njohur të Kosovës si Berat Buzhalës, Baton Haxhiut etj.

Mirëpo demonstrimi gati si “për inat” të SHBA pritet të ketë reperkursione edhe për Tiranën zyrtare.

Deri tani ende nuk është mësuar nëse Kryeministri i Kosovës ka marrë pasaportë diplomatike apo të thjeshtë.

Pasaportën diplomatike e jep Ministria e Jashtme, ndërsa dokumentin e thjeshtë të udhëtimit e jep Policia e Shtetit.

Vetë Ramushi, këtë vendim e ka treguar në një postim në faqen e tij në Facebook, por shton se është një vendim i hershëm dhe jo i sotëm.

“Vitin e kaluar, gjatë periudhës së qëndrimit tim në Strasburg, me dekret të posaçëm nga ish-presidenti i Republikës së Shqiperisë, Bujar Nishani, na është dhënë shtetësia shqiptare, mua dhe bashkëshortës sime, Anitës. E falënderoj shtetin shqiptar dhe e kam për nder të jashtëzakonshëm, që sot u pajisa me pasaportën e Republikës së Shqipërisë”. /tesheshi.com/

 

Related posts