Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Financial Times shitet për 1.31 miliardë dollarë tek Nikkei japoneze

Financial Times i është shitur medias japoneze, Nikkei për 1.31 miliardë dollarë. Me anë të një deklarate, grupi mediatik Pearson kishte konfirmuar spekulimet që po shtoheshin në media për bisedime për shitjen e gazetës.

Në transaksione të mundshme për blerjen e Financial Times përmenden edhe përfaqësues të tjerë të medias, si gjermani Axel Springer.

Pearson ka qënë aksioneri kryesor i Financial Times për 60 vjet. Por, duket ndryshimet me daljen e medias sociale dhe telefonëve, kanë bërë që gjërat të marrin rrjedhë tjetër.

Shitja e Financial Times Group nuk përfshin 50% të aksioneve të Pearson tek “The Economist”.
Gazeta gjermane “Der Spiegel” thotë se Pearson ka pasur negociata me tre kompani. Kompani të tjera janë Bloomberg dhe Thomson Reuters.

Nikkei është një ndër kompanitë mediatike më të mëdha në Japoni, që përfshin gazeta, revista, televizione dhe media dixhitale./tesheshi/

auto pjese dak

Related posts