728 x 90 Leaderboard

Finalja euro-ballkanike e Botërorit, gjykimi ju besohet amerikanolatinëve

Të dielën luhet në Moskë finalja e madhe e Botërorit, një finale euro-ballkanike mes Francës dhe Kroacisë, vështirë e parashikueshme në fillimet e eventit të madh futbollistik që po mbahet në Rusi.

Dhe për ta gjykuar atë, FIFA ka zgjedhur një treshe argjentinase. Bilbili do jetë i Nestor Pitan-it, ndërsa asistentë të tij do të jenë bashkatdhetarër Hernan Maidan dhe Juan P. Belatti. Gjyqtari i katërt do jetë  Bjorn Kuipers nga Holanda.

Ky do jetë gjykimi i 5-të i tyre në Botëror. Ata ishin treshja e startit në takimin e parë Rusi – Arabi Saudite, për të vijuar me pas me Meksikë – Suedi, Kroaci – Danimarkë dhe Francë – Uruguaj. /tesheshi.com/

 

 

 

Related posts