Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

PASLUFTA/ Filmuar nga Mehribani: udhëtimi triumfator i presidentit azer me gruan e tij në Karabakun e çliruar

Udhëtimi i presidentit të Azerbajxhanit Ilham Aliyev në territoret e marra nga ushtria e tij në Karabak u regjistrua nga gruaja e tij Mehriban Aliyev në një video që ajo postoi në mediat sociale.

Aliyev dhe gruaja e tij udhëtuan në rajonin e Agdamit, të cilin Baku e mori në bazë të një marrëveshjeje trepalëshe me Armeninë dhe Rusinë.

Presidenti u filmua duke drejtuar një automjet të blinduar nga i cili mund të shiheshin rrënojat.

Më herët, Mehriban Aliyeva gjithashtu publikoi foto nga udhëtimi i tyre në rajonin Jebral në Nago-Karabak, i cili gjithashtu i përkiste Azerbajxhanit.

Ata ndihen triumfatorë për këtë fitore në fushën e betejës, duke rimarrë qytetet dhe fshatra të cilat, po me luftë, u humbën rreth 30 vite më parë. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts