Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Filmi “Vrasje në gjueti”, realitet në Bulqizë: emri i jetëhumburit

“Vrasje në gjueti”, nga një film i viteve ’80, ka ndodhur realisht në Bulqizë së fundi.

Siç raportohet, në mesnatë, të rinjtë Klodian Kola e Elidon Basha, kanë qenë duke gjuajtur me çifte diku në një kodër në Fushe Bulqisë.

Dhe dyshohet që nga pakujdesia, Klodiani ka plagosur Elidonin, i cili më pas ka humbur jetën rrugës për në spitalin e Tiranës.

Siç thuhet në deklaratën e Policisë,“menjëherë pas njoftimit të marrë u ngrit grupi hetimor për zbardhjen e ngjarjes.

Falë veprimeve të para hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale arma e gjahut, një elektrik dore, motomjeti me të cilin këta shtetas kishin shkuar për gjueti dhe sende të tjera të vlefshme që do t’i shërbejnë zbardhjes së ngjarjes.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Bulqizë, shtetasin K. K., 27 vjeç, për veprime të mëtejshme hetimore.

Nën drejtimin e Prokurorisë, strukturat hetimore të Drejtorisë vendore të Policisë Dibër vijojnë punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes”. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts