728 x 90 Leaderboard

FIFA: 668 milionë euro për pjesëmarrësit në Botëror, ja si do ndahen

Organizmi më i lartë i futbollit botëror, FIFA ka njoftuar se do të ndajë një total prej 668 milion euro për pjesëmarrësit në Botërorin e Rusisë që starton të enjten.

Kjo është një rritje prej 40 përqind krahasuar me Botërorin e Brazilit katër vjet më parë.

Pjesa e luanit sigurisht që do i takojë fituesit 32 milionë euro; finalistët do të marrë rreth 23,6 milion euro; 20.7 milionë euro do të marrë vendi i tretë, ndërsa finalisti për vendin e tretë do të marrë 18.6 milion euro.

Ndeshja e parë që do hap Botërorin të enjten, do jetë ajo mes Rusisë dhe Arabisë Saudite. /tesheshi.com/

Related posts