728 x 90 Leaderboard

FIFA, 1 minutë heshtje për Fadil Vokrrin

FIFA ka mbajtur një minutë heshtje për Fadil Vokrrin në kongresin e 68 që po mbahet në Moskë si dhe për kryetarët e federatave që ishin të pranishëm në kongresin e vitit të kaluar, por që kanë vdekur brenda periudhës kohore mes dy kongreseve.

“Do të donim ti kujtojmë ata që ishin me ne vitin e kaluar dhe fatkeqësisht na kanë lënë. Ngushëllime për familjet dhe të afërmit e tyre dhe do të doja që të mbanim një minutë heshtje në nderim të tyre”, ka thënë Gianni Infantino, kryetar i FIFA-s.

Në punimet e këtij kongresi ishte planifikuar të merrte pjesë edhe ish-kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri, së bashku me zv. kryetarin Agim Ademi dhe sekretarin e përgjithshëm Eroll Salihu.

Në punimet e Kongresit të FIFA-s, Kosova po përfaqësohet nga zv.presidenti Agim Ademi dhe nga menaxheri Bajram Shala, kurse si pikë kryesore e këtij kongresi do të jetë votimi për organizatorin  e Botërorit 2026, e ku janë dy kandidatura, ajo e Marokut dhe kandidatura e përbashkët SHBA-Kanada-Meksikë.

Kujtojmë se Vokrri vdiq të shtunën në mëngjes si pasojë e sulmit në zemër. /tesheshi.com/

Related posts