728 x 90 Leaderboard

Festë në Beograd: Putin do të vizitojë Serbinë

Presidenti rus mund të vizitojë Serbinë në fillim të vitit të ardhshëm. Është konfirmuar kjo gjatë një bisede mes ambasadorit rus në Beograd, Alexander Chepurin dhe presidentit Aleksandar Vuçiç.

“Është një nder i jashtëzakonshëm për Serbinë që të ri-presë Presidentin Putin dhe Beogradi me këtë rast do të tregojë gjithë gjerësinë e mikpritjes serbe”, tha Vuçiç.

Nga Kabineti i presidentit serb u konfirmua se “ambasadori Chepurin u pajtua që menjëherë të fillojnë përgatitjet për ardhjen e presidentit rus në Beograd”, siç u tha, “për një vizitë që do konfirmojë miqësinë tradicionale midis dy vendeve dhe vëllazërisë mes dy popujve”.

Kabineti i Vuçiçit njoftoi gjithashtu se “të dy bashkëbiseduesit diskutuan gjithashtu situatën rajonale, me shpresën se i gjithë Ballkani Perëndimor do të mbetet i angazhuar për paqen dhe stabilitetin”, dhe Vuçiç tha se “Serbia gjithmonë do të përpiqet për marrëdhënie të mira dhe bashkëpunim rajonal “. /tesheshi.com/

Related posts