Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

FENOMENI/ Patozi, më i artikuluari opozitar: e gjithë drama e PD-së, në një fjali të vetme

E gjithë atë çfarë ka ndodhur e po ndodh me PD-nën nën Lulzim Bashën, ngërthehet nga një fjali e artikuluar së fundi nga njeriu më i mirëartikuluar në zërat e opozitës shqiptarë, politike apo mediatike qoftë: Astrit Patozi.

“Partia Demokratike thjesht po kërkon rotacion politik pa ndryshim, kurse ne duam ndryshimin që do të sjellë më pas rotacionin politik”, ka deklaruar së fundi Patozi.

E thjeshtë por me forcë logjike, kjo është e gjithë ajo çfarë vuan sot PD, e cila, që nga themelimi, po përjeton kohërat më të errëta të politikëbërjes.

Plus treguesve katastrofikë elektoralë të viteve të fundit, PD e Lulzim Bashës vuan nga një primitivizëm i pashoq në ligjërim publik, e nga ana tjetër, nga një mungese elegance, strategjie e bindshmërie si kurrë në ekzistencën e saj. E kjo, bash nga ajo që thotë Patozi: mosndryshueshmëria.

PD nuk befason, nuk suprizon. Ajo është një recidiviste e kualitetit më të ulët politik, sidomos atij etik, të trashëguar nga Berisha, të cilin akoma e ka motor lëvizës, qoftë dhe në prapaskenë.

Dhe për këtë do mjaftonte vetëm ligjërimi i lidershipit të saj, duke nisur që nga Basha. Parazit, bajat, i rëndomtë, primitiv, fyes për çdo inteligjencë mesatare e mbimesdatare, ai është pasqyrimi më i mirë një moçalishteje politike ku llokoçitet lidershipi i saj. E bën më të qartë këtë pamje të trishtë vetë Patozi, i cili, vetëm me një fjali të vetme arrin të vizatojë e përçojë gjithë atë problem, atë ngërç, atë dramë të ish-partisë së tij, e cila, përkundër një truku psikologjik duke u vetëshpallur fituese e zgjedhjeve të ardhshme, realisht, është më larg pushtetit se kurrë më parë, duke bërë që për herë të parë në 30 vite pluralizëm, në horizont të shfaqet risia e një mandati të tretë radhazi nga një forcë, në rastin konkret PS.

Por ajo çfarë ka thënë Patozi pasqyron dhe një anën tjetër: paaftësinë e gjithë lidershipit të PD-së, përfshirë dhe Bashën, që s’arrijnë dot, të gjithë së bashku, nivelin e artikulimit të Patozit.

Ky i fundit, edhe pse me pak ose aspak të dhëna për të qenë një lider suprizues në aftësi politike, aq më pak qeverisëse nëse do i jepej pushtet, është padyshim i vetmi zë opozitar, edhe dje si ish-figurë e PD-së, me aftësi ligjërimore tërheqëse në artikulimin politik. Asnjë figurë në opozitë nuk e konkuron dot Patozin, edhe nëse vjen nga fusha e letrave (gazetari, publicistikë apo letërsi).

Dhe kur ke një aftësi të tillë, di të qëllosh dhe në shenjë (siç me plagën e PD-së: mosndryshimin), e kësisoj të jesh dhe bindës.

Nga ligjërimi i Bashës, ç’prej kur shfaq në politikë e gjer më sot, ende s’ka asnjë frazë për t’u nënvizuar, prej talentit artikulues, forcës së logjikës dhe aftësisë politike. E njëjta dramë që shfaqet dhe te Berisha, mentori i tij.

Dhe kur nuk ka ndryshuar Berisha, si do ndryshojë Basha? /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts