FENOMENI/ Meshkujt e pamartuar të Kinës: si u bë kufizimi i lindjeve faktor i problemeve në shoqëri

Kina ka një disproporcion të madh gjinor, i cili po i shkakton probleme të mëdha në shoqëri.

Shoqërisë në fakt i mungojnë hiç më pak se 60 milion gra, dhe mungesa e nuseve po ia tregon vendit pasojat e politikës “një çift një fëmijë”, kufizim ky i vendosur në vitin 1979.

Që nga ajo periudhë, besohet se qindra miliona aborte selektive janë kryer ndaj foshnjeve vajza, me besimin se një djalë do të ishte trashëgimtari i duhur për pleqëri.

Politika e rreptë ndaloi së funksionuari në vitin 2015, pasi vendi po i prekte pasojat e mungesës së grave.

Është traditë që me rastin e martesës, familjarët e dhëndrit të paguajnë pajën për nusen si dhe të sigurojnë një bazë financiare për çiftin.

Shuma që dikur ishte 2000 deri 3000 yuan, tani ka shkuar në 200.000 deri 300.000 sosh (rreth 38.000 euro).

Dhe gratë po e shfrytëzojnë rastin për të përfituar nga martesa.

Shumica e vajzave të reja zgjedhin një familje të pasur për të paguar pajën e tyre. Kjo ka bërë që një pjesë e madhe e burrave me më pak të ardhura të mbesin pa martuar.

Kjo ka çuar vendin në destabilizim, me nivel epidemik të prostitucionit, hajnisë dhe krimit të organizuar.

Ka shumë gjasa që burrat e pamartuar të emigrojnë në qytete për të gjetur një punë dhe për të stabilizuar jetën me gratë e tyre.

Shumë familje që jetojnë në zona rurale kanë ardhur deri te bindja se të pasurit djalë është barrë e madhe ekonomike, dhe jo mundësi përkujdesjeje për moshën e pleqërisë. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts