728 x 90 Leaderboard

Fenomeni: kërkojnë unitet politik në Kosovë, ja si shtyhen mes vete PDK e LDK

Nga Blendi Gashi

Ndërsa LDK e Isa Mustafës ka thirrur në një takim të gjitha partitë politike për të disktuar për datën e zgjedhjeve të reja, pasi konsideron se qeveria “Haradinaj” ka humbur legjitimitetin qytetar, kreu i PDK-së ka dalë me një, siç e quan, “platformë konsensuale dhe gjithëpërfshirëse e agjendës shtetërore”,të cilën ia ka adresuar krerëve të gjitha partive.

Përmes kësaj platforme, Veseli ka ngritur pesë çështje të rëndësishme që, sipas tij janë parësore.

Bëhet fjalë për dialogun me Serbinë, themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, themelimin e ushtrisë, agjendën e integrimeve evropiane dhe reformën zgjedhore.

Kështu, Veseli dhe PDK-ja e tij kanë hyrë në një garë me LDK-në, si parti të cilat po duan të paraqiten para opinionit publik si “shpëtimtare” të vendit.

Partitë “pro et contra” Platformës së Kadri Veselit…

Ndërsa kjo Platformë është përshëndetur nga kreu i AAK-së, njëherit kryeministri Haradinaj, opozita e quan atë të pafuqishme.

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se LDK-ja do të marrë vendim në strukturat e veta lidhur me këtë platformë, por ka lënë të nënkuptohet se nuk do e mbështesë.

Një gjë është e qartë: se qeveria e pakicës nuk mund të dialogojë për çështje të interesit nacional. Nuk do të lejojmë që njerëz të papërgjegjshëm, të etur vetëm për pushtet, që nuk përfaqësojnë shumicën e qytetarëve të Kosovës, të dialogojnë në emër të Kosovës”, ka Hoti deklaruar Hoti për media kosovare.

Sipas tij, Platforma e re për Dialog me Serbinë, e aprovuar në qeveri, është e varfër në përmbajtje.

Nuk definon asgjë, siç janë temat për diskutim lidhur me të pagjeturit, kompensimi i dëmeve, kthimi i pensioneve etj. Dialogu i lihet në dorë presidentit, i cili duhet të sigurojë unitetin politik. Kjo reflekton pafuqinë e koalicionit qeverisës të pakicës për të udhëhequr proceset madhore të vendit”, thotë Hoti.

Të varfër Platformën e Veselit e quan edhe Vetëvendosje. Deputeti i kësaj partie, Ismail Kurteshi.

Për aq sa jemi të njoftuar nga mjetet e informimt se nuk e kemi pasur platformën si tekst zyrtar në dorë. Aty ka shumë për të dëshiruar dhe për ne si platformë është e varfër, e pakompletuar dhe kemi vërejtjet tona që do t’i themi kur të vjen në Kuvendin e Kosovës”, thotë Kurteshi.

Ndërkohë në tryezën e partive politike të thirrur nga LDK e cila pritet do të mbahet këtë të mërkurë, dy nga çështjet themelore, në të cilat do të koncentrohet janë: mënyra se si të adresohen çështjet madhore për vendin, siç janë dialogu me Serbinë, reformat për integrim në BE, si dhe përgatitjet për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme. /tesheshi.com/

 

Related posts