FENOMENI/ “Ikje shqiptare” dhe nga Hungaria me bum ekonomik, ja plani frenues i Orbanit

Qeveria hungareze u ofron çifteve të martuara një hua prej 30.590 euro, të cilën ata nuk kanë nevojë t’a paguajnë nëse lindin tre fëmijë.

Paratë janë në dispozicion përmes një skeme që filloi në muajin korrik.

Për më tepër, kredia mund të shpenzohet në çdo gjë që çifti dëshiron dhe atë pa interes.

A ka një “hile”?

Ashtu si shumë vende të tjera anëtare të BE-së, vendi po vuan nga mungesa e punës, ku fuqia punëtore po largohet nga vendi në kërkim të pagave më të larta.

Kryeministri Viktor Orban dhe partia e tij e krahut të djathtë Fidesz duan të inkurajojnë rritjen e popullsisë nëpërmjet familjeve dhe jo emigracionit masiv.

“Nuk kemi nevojë për numra por për fëmijë hungarezë,” tha ai në një mesazh drejtuar vendit.

“Ne duhet të kuptojmë se popujt evropianë kanë ardhur në një udhëkryq historik.”

Ndërsa norma mesatare e lindshmërisë në BE është 1.59, Hungaria ka mbetur në 1.49 fëmijë për grua, sipas Eurostat.

Kredia përbën një pjesë të Planit të Veprimit për Mbrojtjen e Familjes, strategji kjo e Orbanit. Kjo do t’i kushtojë mjaft shumë buxhetit.

Kritikët e tij thonë se Plani i Veprimit për Mbrojtjen e Familjes është përshtatur për të përfituar hungarezët e klasës së mesme e se nuk do të arrijë të varfërit, ndërsa sekretari shtetëror i shtetit për çështjet e të rinjve dhe familjes, Katalin Novák, kohët e fundit argumentoi se një rrjet i veçantë i sigurisë sociale ishte në dispozicion.

Mbetet për t’u parë nëse plani i ri do të përmirësojë popullsinë e plakur të Hungarisë. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts