728 x 90 Leaderboard

Fëmijët e shpellës, së shpejti një film dhe një muze (video)

Kompleksi i shpellave në Tajlandë veriore, Thai, aty ku 11 fëmijë dhe trajneri i tyre u bllokuan për gati dy javë dhe u shpëtuan në mënyrë heroike, do të shndërrohet në një muze.

Zyrtarët që kanë marrë pjesë në shpëtim vunë në dukje se muzeu do të tregohojë se si u realizua operacioni i shpëtimit, raportoi BBC.

Fëmijët dhe trajnerit të tyre ende po trajtohen në spital. Është publikuar madje dhe një video që  tregon ata në shtretër.

Tham Luang Cave është një nga komplekset më të mëdha të shpellës në Tajlandë, në krahinën veriore të Chiang Rai.

 “Ky do të bëhet një muze i gjallë me të dhëna interaktive të shpëtimit. Do jetë një pikë mjaft tërheqëse në Tajlandë”, ka thënë Narongsak Osottanakorn, ish-guvernatori dhe kreu i misioneve të shpëtimit.

Megjithatë, kryeministri Prayuth Chan-ocha tha se ai duhet të zbatojnë masa parandaluese, si brenda dhe jashtë shpellës për të mbrojtur turistët.

Është planifikuar gjithashtu që të xhirohet dhe një film mbi ngjarjen e rrallë. Aktualisht, dy kompani filmike konkurrojnë për të trajtuar këtë histori të pabesueshme. /tesheshi.com/

Related posts