728 x 90 Leaderboard

Federer i papërmbajtshëm, shkërmoq Nadal-in

Roger Federer rezultoi edhe një herë tjetër fatal për Rafa Nadal-in, duke e mundur bindshëm në raundin e katërt të turneut Indian Wells Masters.

Ndeshja e shumëpritur u karakterizua nga një dominim i plotë i zvicerianit, që arriti fitoren e tretë radhazi ndaj spanjollit; e para herë kjo në përballjen e tij, përgjatë karrierës, me Nadal-in.

Ndryshe nga finalja e Australian Open-it, ku ndeshja qe e ekuilibruar gjer në fund, Federer, tanimë 35 vjeç, fitoi këtu 2-0.

“Eshtë ndjenjë e këndshme t’i fitosh tre takimet e fundit. Të gjitha ndeshjet që ne kemi luajtur janë të veçanta për të dy, duke fituar apo duke humbur,” u tha gazetarëve pas ndeshjes Federer.

“Ai e meritoi sigurisht fitoren. Shumë lehtë,” ishte reagimi i Nadal-it.

Për Federer-in, fitorja e orëve të para të ditës së sotme u cilësua si një prej paraqitjeve të tij më të mira në përballjen me Nadal-in.

Me gjithë kohën që shkon, dy ish-numrat një të botës mbeten ndër tenistët më parapëlqyer dhe që luajnë tenisin më të bukur. /tesheshi.com/   

Related posts