Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

FBI, në hetimet për katastrofën e Bejrutit

FBI do të bashkohet me Libanin dhe hetuesit e tjerë ndërkombëtarë në hetimin e shpërthimit masiv në portin e Bejrutit, në të cilin u vranë më shumë se 170 njerëz, mijëra u plagosën dhe u shkaktua shkatërrim i madh, tha një diplomat amerikan.

Autoritetet libaneze i kanë bërë thirrje FBI të marrë pjesë në hetim, dhe kjo është një mënyrë që Uashingtoni të mund ta ndihmojë vendin të përballojë pasojat e katastrofës, tha sekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Politike David Heil duke vizituar lagjen Gemajeze, e cila u dëmtua në 4 gusht në shpërthim, raporton AP.

Ende nuk dihet se cili ishte shkaku i zjarrit përgjegjës për djegien e gati 3,000 ton nitrat amoniumi, i cili ruhej në portin e Bejrutit për vite me rradhë.

Hetuesit francezë po marrin pjesë gjithashtu në hetime.

Shtetet e Bashkuara janë një nga donatorët më të mëdhenj për forcat e armatosura libaneze.

Por Uashingtoni e konsideron Hezbollahun, një lojtar të fuqishëm politik në qeveri dhe parlament, si një grup terrorist.

Zyrtarët e SHBA kanë shprehur shqetësimin se ndihma nuk do të shkojë për një qeveri të mbështetur nga Hezbollah.

Qeveria dha dorëheqjen të hënën, një akt që erdhi gati një javë pasi shpërthimit vdekjeprurës që shkatërroi kryeqytetin, duke lënë rreth 300,000 njerëz të pastrehë. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts