Fati i patates korçare sipas LSI-së: Panariti i bën oponencë Ramës

Ka reaguar ish-ministri i Bujqësisë Edmond Panariti, ndaj thirrjes së kryeministrit Rama drejtuar fermerëve korçarë, që të mos mbjellin patate por mollë – meqë atyre patatet po iu mbeten pa shitur.

Për Panaritin, ish-vartës i Ramës në mandatin e parë, po, qeveria mundet t’jua zgjidhë hallin e patates mbetur stok, fermërëve korçarë.

“Po.. Po.. Sigurisht, qeveria mund dhe duhet tu bleje patatet fermereve korcare. Ne vend te tenderave per furnizim me patate importi te spitaleve, ushtrise, qendrave sociale, mencave le tu bleje atyre per kete qellim pa hezitim prodhimin e tyre vendas. A e ben dot? Keshtu ajo tregon dhembshuri per prodhuesit vendas dhe balancon sadopak presionin afiksues dhe diskriminues te importeve. Kjo po do te ishte politike mbeshtetese nxitese dhe patriote. Per fat te keq patatja dhe jo vetëm ajo, leviz vetem ne nje drejtim, nga jashte brenda dhe a e dini pse? Sepse patatja jone edhe pse shume cilesore nuk certifikohet. Nuk certifikohet edhe ngaqe sherbimi i mbrojtjes se bimeve tashme rudimentar do te kthehet ne inekzistent me shkrirjen e Drejtorive te Bujqesise. Nuk licensohet, sepse ne nivel qendror ky sherbim eshte ne vdekje klinike”, shprehet Panariti, sot në opozitë me Ramën. /tesheshi.com/

 

Related posts