728 x 90 Leaderboard

Fati i një 9-vjeçari afgan: në shkollë duke u zvarritur!

Mohibulah nuk mund të ecë, e prindërit e tij nuk mund të përballojnë as dhe pasjen e një karrige me rrota për të.

Megjithatë, ky 9-vjeçar nga provinca afgane e Uruzgan është i vendosur për të shkuar në shkollë, pa marrë parasysh se çfarë mangësia fizike ka, shkruan Radio Europa e Lirë, në një reportazh kushtuar fatit të këtij fëmije.

Nuk i ka humbur në ndonjë shpërthim; është thjeshtë një sëmundje ende e paekzaminuar, e cila nuk ja mundëson ecjen normale.

Mësuesi i tij Muhammad Sharif thotë se nëse do mund ta kishte një karrocë, do ishte më e lehtë ardhja në shkollë.

“Përveç problemeve me këmbët e tij, ai ka disa probleme psikologjike. Trajtimi adekuat do të ishte një ndihmë e madhe për të. Ka me shumë pasion kur bëhet fjalë për shkollën”, tha mësuesi.

Familja Mohibulah në provincën Uruzgan u sulmua nga talebanët gjatë përleshjeve me ushtrinë. Ndaj, u detyruan që të shkonin në një tjetër qytet, e ku prindërit e tij mezi arrijnë të ushqejnë e rrisin katër fëmijë.

“U kam thënë autoritetet nëse mund të më ndihmonin për t’i blerë atij një karrocë që të shkojë në shkollë. Unë do të jem i lumtur në qoftë se ai do e kishte këtë ndihmë për shkak se unë nuk kanë mundësi financiare, as për karrocë e as për trajtim mjekësor”, thotë babai i tij, Nur Muhamed.

Diagnoza e 9-vjeçarit Mohibulah është e paqartë; ekzaminimet mjekësore janë shumë të shtrenjta, por mjekët mund të përmirësojë jetën e tij.

Dr. Aminul, drejtor i një spital në zonë, thotë se është i mundur një operacion, me shpresën që më pas mund të ecë normalisht dhe të shkojë në shkollë në këmbët e tij. Por deri më tani ky opsion nuk është bërë i mundur dhe Mohibulah vijon të shkojë në shkollë me zvarritje. /tesheshi.com/

Related posts