Auto Dak
Auto Dak

Fat apo fatalitet? Tre vjet kimio e operacione dhe…diagnoza gabim: nuk ke kancer!

E ka të vështirë Sarah Boyle që të përjetojë si fat apo fatalitet atë që i ka ndodhur.

Ajo po kalon në fakt një shok kur pasi u diagnostikua me kancer gjiri në fund të vitit 2016 nga mjekët e saj, më vonë rezultoi se hiç nuk kishte patur sëmundjen fatale.

E kjo pas shumë seancave me kimioterapi, deri dhe ndërhyrje kirurgjikale.

“Vitet e fundit kanë qenë tepër e vështirë për mua dhe për familjen time. Ishte e tmerrshme kur më thanë se kisha kancer, e më pas, duke kaluar nëpër të gjitha trajtimet dhe operacionet për të më thënë se ato ishin të panevojshme”, tha 28-vjeçarja.

Nëna e dy djemve, përveç trajtimit të rëndë në Spitalin Universitar Stoke Royal, pësoi dhe traumë psikologjike.

“Edhe pse asgjë nuk e ndryshon atë që kalova, kam gjithsesi nevojë për disa përgjigje në lidhje me ndodhi, për tu siguruar që askush tjetër të mos e pësojë si unë”, tha Sarah.

Ajo ishte 25 vjeç kur mjekët gabimisht diagnostikuan kancerin e saj pas lindjes së fëmijës së së parë.

Doktori i saj, dr. Narayanan, u informua më vonë se biopsia ishte e pasaktë dhe konfirmoi se ajo nuk kishte kancer. Deri te ky lajm i gëzeshëm, gjithsesi, në tre vjet rresht ajo u ballafqaua më shumë lajme të këqija, gjithnjë nën bindjen se kishte kancer.

E tani nuk di, të gëzojë apo të vuajë, të qesh apo të qajë…/tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts