Auto Dak
Auto Dak

Famijarët dhe të mbijetuarit e Christchurch, mysafirë të mbretit saudit për Haxh

Mbreti Salman i Arabisë Saudite ka ftuar familjet dhe viktimat e mbijetuara të sulmitt në Zelandë të re që të marrin pjesë në pelegrinazhin e Haxhit që do të zhvillohet muajin e ardhshëm.

Mbreti Salman e udhëzoi Ministrinë e Punëve të Jashtme që të aranzhonte udhëtimin për familjet e viktimave dhe të plagosurit, në mënyrë që udhëtimi i tyre drejt Haxhit të bëhej me statusin e “mysafirëve të mbretit”.

Aya Al Umari, motra e Hussein Al Umarit i cili mbeti i pajetë nga çmenduria e Christchurch që shokoi botën, tha se familja e saj ishte kontaktuar nga një përfaqësues i mbretërisë lidhur me udhëtimin.

Ajo tha se do të donte të shkonte nëse kishte mundësi.

Në fakt, Al Umari tha se do të donte që këtë udhëtim t’ia dedikonte të vëllait që kishte ëndërr të vizitonte tokën e shenjtë. Por sipas rregullave fetare, dedikimi i haxhit nuk mund të bëhet nga një person që nuk e ka epitetin e haxhiut për vete në radhë të parë.

Ministri i Punëve të Jashtme të Arabisë Saudite Shejh Abdullatif Al Sheik tha se ftesa ishte pjesë e angazhimit të mbretërisë për të luftuar ekstremizmin si dhe po bëhej për të mbështetur familjet e viktimave. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts