728 x 90 Leaderboard

Falja e pritshme e Kurban Bajramit në kryeqendrën e ortodoksisë botërore, Moska lëshon dhe tre hapësira të reja

Në zemër të ortodoksisë botërore, autoritetet janë detyruar që të japin dhe tre hapësirë ​​shtesë për fajen e pritshme të Kurban Bajramit të hënën  më 21 gusht.

Bëhet fjalë për Moskën, kryeqytetin rus, ku ndër vite shënohet një rritje galopante e pjesëtarëve të besimit islam.

Pra, përveç hapësirës rreth xhamisë së madhe të Moskës, inaguruar vitet e fundit, janë dhuruar dy parqë dhe një stadium, ku pra besimtarët muslimanë atë të ditë të mund të kryejnë ritin e faljes në kremtimin e Kurban Bajramit.

Rreth 100 mijë është numri i besimtarëve që mund të akomodohen rreth xhamisë qëndrore, por numri është akoma dhe më i madh. Në Moskë dhe rrethinat e saj, numërohen rreth 39 xhami. Ndodh kjo pra, në kryeqendrën e ortodoksisë botërore. /tesheshi.com/

Related posts