Facebook-u shfaq probleme, ankesa nga e gjithë bota

Ditën e djeshme duket se rrjeti social Facebook ka shfaqur disa probleme të ndryshme lidhur me postimet, apo komunikimin me persona të ndryshëm. Sipas statistikave, ankesa nga e gjithë bota janë bërë kundrejt këtij problemi gjatë gjithë ditës, ndërsa kulmi i ankesave është bërë dje në orën 20:00.

Kështu, rreth 51% e ankesave janë të përgjithshme, 35% kanë të bëjnë me kyçjen në Facebook, ndërsa 13% lidhen me fotot.

Ndërkohë, komentet në downdetector.com dëshmojnë se këto probleme janë shfaqur në të gjithë botën, pasi komentuesit shprehen se kanë hasur probleme në vendet ku ata jetojnë, si: Skoci, Danimarkë, Bullgari, Francë, Norvegji, Rumani, Rusi, New York, Hollandë, Egjipt, Spanjë, Angli, Irlandë, Greqi, Suedi, Itali, Gjermani, Zvicër etj. /tesheshi.com/

Related posts