“Facebook down”, rrjeti social nuk punon në Europë

Facebook është duke mos funksionuar momentalisht në disa vende të Europës dhe me shumë mundësi, një pjesë e madhe e përdoruesve nuk do të kenë mundësi të aksesojnë në këtë rrjet social.

Problemi nisi të shfaqet rreth orës 4:20 të kësaj pasditeje. Aktualisht mbi 3 mijë njerëz kanë raportuar problemin brenda disa minutave.

Disa nga raportuesit e “Facebook Down” shprehen se e vetmja gjë që shikojnë kur hapin Facebook, është një ekran i bardhë.

Ky problem u shfaq edhe në vendin tonë si dhe në Kosovë e Maqedoni, çka ka sjellë edhe shumë dëme në bizneset që funksionojnë bazuar në shërbimet e ofruara nga rrjeti social./tesheshi.com/