Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Facebook qetëson Shtëpinë e Bardhë: asnjë provë që aktorët e huaj të ndërhyjnë në protestat e SHBA

Facebook tha se nuk gjeti prova të ndikimit të jashtëm të koordinuar në protestat e SHBA-së përmes këtij rrjeti shoqëror, pasi Prokurori i Përgjithshëm amerikan tha që aktorët e huaj po kryenin një fushatë dezinformimi.

“Ne kemi kërkuar në mënyrë aktive dhe nuk kemi parë ndërhyrje të huaj ose sjellje joautentike të koordinuara brenda vendit që synojnë këto protesta,” tha Nathaniel Gleicher, përgjegjës për strategjinë e sigurisë në internet të Facebook, para gazetarëve.

“Ne duam t’i paralajmërojmë njerëzit të mos bien në përfundime pa prova të qarta të ndikimit të jashtëm,” shtoi ai.

Kryeprokuroi William Barr tha të enjten se grupet e huaja po zhvillojnë fushata dezinformuese në mes të protestave të mëdha, të shkaktuara nga vdekja e afrikano-amerikanit George Floyd në një arrest të dhunshëm, siç është fushata ruse gjatë zgjedhjeve presidenciale 2016.

“Disa nga hakerat dhe grupet e huaja, të cilat janë të lidhur me qeveritë, janë përqendruar në këtë situatë të veçantë në të cilën gjendemi dhe po përpiqen ta ekzagjerojnë atë në çdo mënyrë të mundshme,” tha Barr.

Gleicher tha që Facebook informoi qeverinë për rezultatet.

Ndërsa Twitter nuk pranoi të komentojë deklaratën e Barr.

Një zëdhënës i Twitter tha që masat proaktive po merreshin kundër përpjekjeve të koordinuara për të prishur debatin publik mbi këtë çështje. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com