Facebook pëson goditjen më të madhe në ekzistencën e vet

Rrjeti social Facebook pësoi një goditje një ditë më parë, e cila u cilësua si më e rënda përgjatë gjithë ekzistencës së këtij rrjeti social, raporton CNN.

Për më shumë se dhjetë orë, Facebook u bë i paaksesueshëm nga miliona përdorues, për shkaqe ende të panjohura.

Përmes Twitter-it, Facebook njoftoi gjithsesi se nuk ishte një sulm hakerësh.

Gjithashtu, probleme të mëdha patën dhe Instagram, Whatsapp dhe Messenger. Këto janë aplikoacione në pronësi të Facebook.

Herën e fundit Facebook kishte probleme të tilla të mëdha, tha BBC, ishte në vitin 2008. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts