F1: Bottas feston në fillim të sezonit, Hamilton i dyti

Piloti Valtteri Bottas i Mercedes fitoi Grand Prix-in australian në Melburn, në garën e parë të sezonit të ri të Formula 1, ndërsa kampioni i botës, Lewis Hamilton, doli dyti.

Bottas kapi menjëherë shokun e tij Hamilton, mbajti kryesiminderi në fund dhe regjistroi fitoren e tij të katërt në karrierë.

I treti doli piloti i Red Bull, holandezi Max Verstappen, ndërsa mbetën jashtë podiumit dy pilotët e Ferrarit – Sebastian Vettel dhe Charles Leclerc, të dalë respektivisht në vend të katërt e të pestë.

“Kjo ishte gara ime më e mirë e karrierës”, tha Bottas.

“Çdo gjë ishte nën kontroll, por kjo nuk do të ishte e mundur pa makinën time e cila punoi perfekt. Pas gjashtë deri në shtatë xhiro, ndjeva se isha më i shpejtë se Hamilton”, tha finlandezi. /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts