Everton – Manchester City 2-1: Lukaku e sjell më pranë finalen e Kupës së Ligës

Pas Liverpool-it, Everton është skuadra tjetër që e sheh më pranë finalen e Kupës së Ligës pas fitores së mbrëmshme ndaj Manchester City-t.

Në përballjen e mbyllur 2-1 për vendasit, heshtjen e pjesës së parë e theu mbrojtësi argjentinas Ramiro Funes Mori, i cili realizoi në caqet kohore, duke e kaluar Evertonin në epërsi.

“Qytetarët” reaguan dhe u treguan me të rrezikshëm në pjesën e dytë të lojës, duke ndërtuar shumë aksione, nga të cilët arritën të finalizojnë vetëm një. Ishte këmbëshpejti spanjoll Jesus Navas që e barazoi rezultatin në minutën e 76-të.

Vetëm dy minuta zgjati gëzimi i udhëtuesve, të ndëshkuar sërish nga një tjetër gol. Protagonist këtë herë qe belgu Romelu Lukaku, që vulosi dhe rezultatin përfundimtar të ndeshjes.

Gjysmëfinalja e dytë do të luhet më 27 janar në “Etihad Stadium”. /tesheshi.com/