Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Europa nderon mjeken siriane, National Geographic: ja herozimi i Amani Ballour (video)

Dr. Amani Ballour, një pediatre nga Siria që drejtoi një spital nëntokësor në Guta Lindore (2012-2018) dhe aktualisht është refugjate në Turqi, mori çmimin “Raoul Ëallenberg”, dhënë nga Këshilli i Evropës. Ky çmim i dha asaj për guximin dhe përkushtimin e saj për të shpëtuar jetë gjatë luftës siriane.

“Të drejtat njerëzore dhe dinjiteti personal nuk janë një luks i paqes. Dr Amani Ballour është një shembull i ndritshëm i empatisë, virtytit dhe nderit, i cili mund të lulëzojë edhe në rrethana më të këqija, në mes të luftës dhe vuajtjeve”, u tha nga zyrtarë të lartë të KE-së.

Pasi mbaroi studimet, Dr. Amani Ballour filloi të punojë si pediatre vullnetare në ndihmë të të plagosurve. Disa vjet më vonë, ajo drejtoi një ekip prej rreth 100 anëtarësh të stafit në Spitalin Cave Subway, në qytetin e saj të lindjes, pranë kryeqytetit sirian.

“Ajo është bërë një shenjë shprese dhe sigurie për shumë civilë të rrethuar. Dr. Ballour rrezikoi sigurinë e saj për të ndihmuar ata që kanë më shumë nevojë. Ajo dhe të tjerët kanë punuar ditë pas dite për të shpëtuar jetën e një numri të madh njerëzish, përfshirë fëmijë që vuajnë nga armët kimike”, tha sekretari i Këshillit të Evropës.

Puna e kësaj mjekeje të guximshëm dhe kolegëve të saj në një spital nëntokësor, u shfaq në një dokumentar dhe nga National Geographic. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts