Euroleague: humbja e parë në shtëpi për CSKA-në e Moskës pas më shumë se një viti, e mund Fenerbahçe

Dy finalistët e sezonit të shkuar të Euroleague-s u takuan rishtas në të njëjtin aktivitet, tanimë në javën e 14-të të sezonit të rregullt.

Historia mes tyre u përsërit mbrëmë në “Megasport Arena” të kryeqytetit rus; koha e rregullt përfundoi 75-75.

Turqit u treguan të papërmbajtshëm në shtesë, duke e fituar atë 4-20, një rezultat që i dha fitoren përfundimtare 79-95 Fenerbahçes.

Heroi i ndeshjes për udhëtuesit ishte Bobby Dixon, që shënoi 25 pikë, 12 prej të cilave në shtesë. Ai qe gjithashtu lojtari me më shumë pikë të shënuara gjatë gjithë ndeshjes.

Kjo humbje i dha fund serisë prej gjashtë fitoresh të CSKA-së së Moskës, dhe qe e dyta gjatë këtij sezoni. Fituese e sezonit të shkuar, CSKA nuk humbiste në shtëpi që nga 13 nëntori i vitit të shkuar, ku mundej nga Unikaja Malaga; Fenerbahçe i shkaktoi humbjen e parë në fushën e vet pas 13 muajsh.

CSKA e Moskës mbetet sidoqoftë ekipi kryesues në Euroleague, ndërkohë që Fenerbahçe është mes pesë skuadrave që e ndjekin atë, të gjitha me nga nëntë fitore e pesë humbje. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts