EULEX: Ja e vërteta e përgjimit ndaj politikanëve shqiptarë

Nga Ylli Pata 

EULEX  flet për herë të parë zyrtarisht në lidhje me zërat se ky mision është pjesë e një hetimi apo përgjimi ku përfshihen politikanë apo zyrtarë shqiptarë.

Në një njoftim të shkurtër, zyra e EULEX, Misionit të BE-së për shtetin Ligjor në Kosovë, i është përgjigjur interesimit, pas deklaratave apo insinuative se ka një përgjim të kësaj instance europiane ku janë përfshirë kryetari i Bashkisë së Durrësit, në komunikim  me persona me precendetë gjatë kohës së zgjedhjeve.

Pyetja ka qenë e tillë:  “Unë jam Ylli Pata, gazetar i tesheshi.com nga Tirana. Do të doja t’ju pyesja juve në lidhje me një debat që është hapur këtu në mediat tona në lidhje kinse me një përgjim të EULEX ku është pikasur kryetari i bashkisë së Durrësit duke folur me persona me precedentë penale.

Do të doja t’ju pyes ju lutem, a është e vërtetë se Prokurorisë shqiptare i është dorëzuar një material përgjimi i tillë dhe nëse po, a mund te na thoni më shumë në lidhje me këtë hetim..?”

Përgjigja ishte shumë e shkurtër:  “I nderuar Ylli, ky rast nuk i përket misionit të EULEX-it. Çdo të mirë.  EULEX Press team”.

Kjo përgjigje, edhe pse e shkurtër mund të thuhet se është e qartë dhe e prerë. Kush e përfshin misionin e EULEX në përgjime ose gabon ose e keqpërdor, pasi EULEX, edhe në tagrin që ka për të hetuar mbi krimin dhe korrupsionin në Kosovë, përdor metoda speciale hetimi.

Përshembull, nëse EULEX i ka dhënë prokurorisë shqiptare një përgjim, jo si provë por si material për të gjetur provën, prokuroria shqiptare do të duhet të mbrojë burimin dhe të gjejë provën sipas Kodit të Procedurës Penale. Dhe në fund ta çojë në gjykatë si pjesë e akuzës ndaj një personi apo grupi që akuzon.

Përdorimi në publik, nuk është gjë tjetër vetëm një mundësi apo metodë për ta bërë provën ose të pavlefshme, ose për ta humbur vlerën e saj.

Anduena Llabani, një gazetare e njohur kronike (ndonëse me paraqitje show girl-i në panel), e përmendi e para si rast përgjimin e EULEX-it gjatë një debate tek Opinion-i i Fevziut. Këtë e vazhdoi edhe qyteari dixhital i ish-kryeministrit Berisha.

Po pse nuk pyetën zyrtarisht EULEX-in? Kjo gjë u ndërrmor së fundi nga tesheshi.com, dhe përgjigja është e shpejtë dhe e qartë. Siç. /tesheshi.com/