Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Etje dhe hatërmbetje në opozitë: kështu Mediu sfidon Bashën

Kreu republikan Fatmir Mediu, me emrin e të cilit në jetën politike shqiptare lidhet tragjedia e Gërdecit, si ish-ministër Mbrojtjeje në atë kohë, shpalli emrat e kandidatëve për deputetë në Tiranë, e parë kjo si një formë rebelizmi ndaj kreut të PD-së Basha, në hezitimin e këtij të fundit për koalicione.

E ka ushqyer këtë dhe një lloj tentative e dukshme e Mediut për të imponuar lidership në opozitë në thatësirën ideologjike të kësaj të fundit.

E vetmja mënyrë për të ndërtuar një koalicion vlerash, elektorale dhe politike, është kur respekton dhe vlerëson peshën e çdo partie politike, dhe në mënyrë të padiskutueshme, kur arrin dhe gjykon së bashku, kush janë kandidatët që përfaqësojnë këto vlera, për t`a çuar jo thjesht opozitën përpara, por shoqërinë përpara…,”, tha Mediu në nëj aktivitet partiak, ku shpalli kandidatët e Tiranës.

“Po kërkojmë reciprocitet, respekt, vlerësim të njerëzve të Partisë Republikane, të historisë së Partisë Republikane, të peshës së Partisë Republikane dhe njëkohësisht të ideve të Partisë Republikane, sepse besojmë tek këto ide dhe këto vlera”, ishin mesazhet e tij hatërmbetëse me Bashën. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts