Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Ethet e 25 prillit, Rama: “rritje historike” pagash për bluzat e bardha

Kryeministri Rama kumtoi këtë mëngjes një rritje historike pagash në sistemin shëndetësor. Ai i mbrojti, arithmetikisht, procesin e punësimit të bluzave të bardha në këtë sektor, edhe në funksion të mesazhit se ekziston dhe e kundërta e “ikjes së mjekëve”.

“…Me këtë të dhënë të thjeshtë, ku shihet se si nga qendrat shëndetësore në zonat më të thella e deri në spitalet në zemër të Tiranës, më shumë se 600 mjekë dhe mbi 2400 infermierë, janë bërë pjesë e sistemit shëndetësor publik vetëm 2 vitet e fundit, falë një procesi transparent përzgjedhjeje përmes platformave digjitale, jashtë politikës e tarafeve që e mbajtën peng për çerekshekulli shëndetësinë tonë dhe gjithashtu me lajmin e mirë për ta e kolegët e tyre, se shumë shpejt të gjitha bluzat e bardha do të kenë rritjen më të madhe të pagave në historinë e tyre…”, shkruan shefi i qeverisë.

Ngjan kjo me një kundërmësymje politike në kontekst të 25 prillit 2021, ku Rama kërkon mandatin e tretë, e Basha kërkon rikthim në pushtet. Ky i fundit i mëshon for heraherës premtimit për rritje pagash për mjekë e infermierë, madje dhe në shifra konkrete. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts