Et’hem Beu mbyll dyert për t’u rihapur pas dy vitesh: shkak rikonstruksioni

Xhamia historike e Et’hem Beut në qendër të Tiranës, mbyll dyert të premten në mbrëmjë për t’u rihapur pas dy vitesh. Kjo pas rikonstruksionit që do pësojë kjo xhami e cila njihet si simbol i kryeqytetit shqiptar.

Kështu, Et’hem Beu do mbyllet sërish pas një periudhe 27-vjeçarem, ku u rihap pas lejimit të ushtrimit të besimit nga regjimi komunist, me ardhjen e erës demokratike.

Që nga 1967 e deri më 1991, Et’hem Beu mbeti një monument kulture që ruhej nga shteti, pa iu ndryshuar funksioni, siç ndodhi me të tjera xhami të cilat u shndërruan në vatra kulture apo magazina.

Ndërkohë, muaj më parë, Et’hem Beu do pësonte një mbyllje disaditore për shkak të një samiti të gjeneralëve të NATO-s që u zhvillua në Hotel Plazza, pak metra më tutje. Vendimi që erdhi nga organet e sigurisë shkaktoi reagim në radhët e bashkësisë së besimtarëve të cilët u ndjejnë si të privuar padrejtësisht nga ushtrimi i ritualeve e si të fyer nga paragjykimi.

Por tashmë, për tjetër arsye, Et’hem Beu nuk do jetë funksional. Veç funksionit bazë, atë të kryerjes së ritualeve për besimtarët muslimane, kjo xhami përbën dhe një objekt me një vizitueshmëri të lartë turistike. Për Tiranën dhe qendrën e saj, ajo mban vendin e parë të tërheqjes së masës së atyre që vizitojnë Tiranë, të huaj apo shqiptarë nga trojet e tjera. /tesheshi.com/

 

Related posts