Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

ETHE/ Aktiviteti diplomatik për të shmangur konfliktin SHBA-Iran

Fuqitë botërore po kërkojnë intensivisht shmangien e një konflikti të drejtpërdrejtë midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, ndërsa mijëra njerëz në Bagdad vajtuan vrasjen e komandantit ushtarak iranian Qassem Soleimani, i cili do të varroset në atdheun e tij të martën.

Gjenerali Qassem Soleimani, komandant i forcave elitare të Kudsit si pjesë e Gardës Revolucionare Irani, u vra të premten nga forcat amerikane në aeroportin ndërkombëtar të Bagdadit me urdhër të presidentit amerikan, dhe likuidimi ka ngjallur frikën e përplasjeve midis dy armiqve.

Ministri i Jashtëm francez Jean-Yves Le Drian thotë se ai ka diskutuar situatën në Lindjen e Mesme me homologët gjermanë dhe kinezë.

“Ne u pajtuam që është e rëndësishme të ruajmë stabilitetin dhe sovranitetin e Irakut dhe të gjithë rajonit, dhe se Irani duhet të shmangë një shkelje të re të Marrëveshjes së Vjenës”, tha Le Drian pas bisedimeve me Heik Maas dhe Wang Yi.

Yi gjithashtu foli me ministrin e Jashtëm të Iranit Javad Zarif në telefon dhe tha që SHBA duhet të ndalojë abuzimin me forcën ushtarake dhe të kërkojë zgjidhje përmes dialogut në vend të kësaj.

Sjellja e rrezikshme ushtarake amerikane shkel normat themelore të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe përkeqëson tensionet në rajon, tha Yi.

Zarif u kontaktua gjithashtu nga ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, tha ministria ruse.

Lavrov shprehu ngushëllime për vrasjen (e Soleimanit), thuhet në deklaratë.  “Ministrat theksuan se lëvizje të tilla nga SHBA shkelin ashpër ligjin ndërkombëtar”, shtoi ai.

Ndërkohë, mijëra njerëz në Bagdad protestuan me foton e  Soleimanit në gjoks, duke mbajtur flamuj iranianë dhe duke klithur r parulla antiamerikane si “Vdekje për Shtetet e Bashkuara”.

Procesioni më vonë bëri rrugën e tij drejt qyteteve të shenjta shiite, Kerbela dhe Najaf.

Trupi i Soleimanit më vonë do të transferohet në Iran, ku ai do të varroset në vendlindjen e tij në Kerman. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts