728 x 90 Leaderboard

Është si kokra e mollës, por kjo grua kërkon të vdes me eutanazi! Ja pse…

Edhe pse e shëndetshme dhe me plo jetë, 74-vjeçare franceze Jacqueline dëshiron t’i japë fund jetës së saj me metodën e eutanazisë. Dhe për këtë ka ndarë 10 mijë franga.

Shkak është fakti se ajo tashmë nuk ka më atë kënaqsi seksuale të dikurshme me burrin 76 vjeç, me shëndet dhe fuqi jo optimale.

 “Kam menduar për gjithçka …burri është 76 vjeç dhe pa shëndetin e duhur…cilësia e jetës po bie. E shoh në jetën time seksuale që nuk është më ajo që kam dashur”, thotë 74-vjeçarja.

Ajo ka në plan ta realizojë eutanazinë në vitin 2020 në Zvicër, pasi ka biseduar me burrin dhe fëmijët.

Ajo thotë se ajo ka gëzuar jetën dhe dëshiron të vdesë përpara se të përjetojë plakjen.

“Mosha nuk është asgjë më shumë për mua sesa një sëmundje e pashërueshme që është fatale në të gjitha rastet. Nuk dua të ndiej keqardhje në vend të pasionit”, shton Jacqueline. /tesheshi.com/

Related posts