Auto Dak
Auto Dak

Erjon Veliaj betohet si kryebashkiak dhe bën premtimin e parë: jo më pagesë parkimi për të ruajtur makinën nga gërvshtja!

Erion Veliaj është betuar sot si kryebashkiaku i ri i Tiranës, në një ceremoni që nuk shkoi siç duhet të shkonte; kjo pasi këshilltarët e djathtë e braktisën sallën në shenjë mospajtimi me faktin se aty ndodhej një ministër i qeverisë ‘Rama’, konkretisht z. Çuçi, për të cilin u pretentua se nuk ka tagër që të jetë aty.

Dhe paçka arsyetimit ligjor të kreut të Këshillit Bashkiak, z. Dalipi, se ai mund të ishte jo si zyrtar por thjesht si qytetar, të djathtët nuk nguruan dhe dolën nga salla.

Mbas betimit, z. Veliaj mbajti një fjalim rasti, teknik më shumë se politik, ku dhe njëherë shpalosi vizionin  se si do qeverisej kryeqyteti prej tij.

Dhe ajo që vlen të veçohet ishte premtimi se që sot, nuk do kishte më parkime në kryeqytet të kushtëzuara nga individë që po nuk u pagove diçka, mund të të gërvishtin makinën.

Dhe kjo është një ndër fenomenet më të shëmtuara të Tiranës, që askush deri më sot nuk ka bërë diçka për ta eliminuar.

Në mes të Tiranës, individë të ndryshëm, përgjithësisht adoleshentë, prej kontigjentit të të ardhurve nga zonat veriore, të ofronin vende parkimi në ambjente të ndryshme publike, kundrejt një shumë të caktuar.

Dhe nëse ndodhte që dikush mos u jepte asgjë, atëherë rrezikonte që automjetin e tij ta gjente të gërvishtur.

Duhet theksuar se kjo ndodhte (vijon të ndodh dhe sot), mu në mes të Tiranës dhe askush, asnjë autoritet bashkiak nuk ndërhynte në këtë lloj maskarallëku. Do mjaftonte vetëm ky fenomen i shëmtuar për të vlerësuar punën e një kryebashkiaku në Tiranë.

Në gjithë këto vite, askush nuk ndërhyri për t`ja hequr këtë njollë të ndyrë Tiranës në jetën e vet publike. Veliaj e ka premtuar prej sot se do i jap fund. Të presim çdo të ndodhë ditëve në vijim. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts