Erdogan vendos gurin e themelit të Xhamisë së Madhe: Një ogur i mirë për t’i shërbyer paqes

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani dhe homologu i tij turk Recep Tayipp Erdogan kanë përuruar së bashku pasditen e së mërkurës nisjen e punimeve për ndërtimin e xhamisë së Namazgjasë.

Në fjalën e tij, presidenti Nishani e cilësoi ndërtimin e xhamisë si shenjë të zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve shqiptaro-turke.

“Falenderoj presidentin Erdogan për ardhjen në vendin tonë, si mik i Shqipërisë dhe shqiptarëve. Jam i nderuar që sot përurojmë nisjen e punimeve të këtij projekti të madh”, deklaroi Nishani.

Në të njëjtën linjë, presidenti Erdogan u shpreh se, ky projekt do të jetë një simbol i marredhënieve dhe lidhjeve mes dy popujve.

“Unë e shoh xhaminë e Namazgjasë si unitetin tonë. Gjithashtu, vendndodhja e saj pranë kishës tregon harmoninë fetare të Shqipërisë”, tha Erdogan.

Duke vlerësuar figurat shqiptare ndër vite, presidenti turk ritheksoi afrimitetin mes dy popujve kur tha se, “ne këtu e ndjejmë veten si në shtëpinë tonë”.

Ai paralajmëroi edhe nisjen e punimeve për restaurimin e xhamisë së Et’hem Beut në Tiranë.

Presidenti Turk, Erdogan ka deklaruar gjatë ceremonisë për nisjen e punimeve të Xhamisë së Namasgjasë se në Turqi veprojnë organizata paralele të cilat zyrtarisht ai i cilësoi si terroriste. Ndrësa theksoi se Turqia do ta luftojë këto organizata terroriste kudo në botë, Erdogan theksoi se kjo organizatë ka baza të saj edhe në Shqipëri.

“Jeni në dijeni që në vendin tonë po luftojmë kundër një strukture paralele që është krijuar. Ne e konsiderojmë zyrtarisht atë si një organizatë terroriste që

kërcënon vendin tonë, popullin tonë. Luftën kundër kësaj organizate do ta vazhdojmë pa ndërprerje. Unë e di që kjo strukturë ka veprimtarinë edhe në Shqipëri.

Unë me vëllezërit e mi të vyer, zotin Nishani dhe zotin Rama e trajtova këtë çështje dhe kam bindjen që ata do të bëjnë atë që duhet. Unë kam bindje e plotë se institucionet shqiptare nuk do të tolerojnë këtë organizatë dhe anëtarët e saj. Turqia me kryesinë e çështjeve fetare dhe me institucionet e tjera është e aftë të

sigurojë të gjitha ato shërbime që kjo organizatë ka bërë këtu në Shqipëri. Për këtë çështje duhet të jemi të qartë, duhet ta kemi të qartë.”- tha Erdogan.

Më tej gjatë fjalës së tij vlerësoi harmoninë fetare në Shqipëri duke u shprehur se ndërtimi i Xhamisë së Namasgjasë pranë kishës është një shembull mjaft i mirë i urtësisë shqiptare.

“Xhamia kur të përfundojë do të jetë një simbol i qartë i marrëdhënieve të mira mes 2 popujve tonë. E shikoj si shenjë unifikuese. Kjo Xhami ndodhet pranë kishës, është një shembull mjaft i mirë i urtësisë shqiptare.”- tha Erdogan.

Gjithashtu Presidenti Erdogan ndërsa bëri me dije se pas kësaj ceremonie do të inauguronte Xhaminë e Pezës, përmendi edhe një sërë projektesh të tjera në vendin të cilat financohen nga Turqia.

“Do të rikonstrukturojmë edhe xhaminë e Et’hem Beut. Është duke përfunduar projekti për rikonstrukturimin e monumenteve në qytetin e Gjirokastrës. 286 projekte në të gjithë Shqipërinë. Rikonstrukturojmë spitalin e Kukësit.”- tha Erdogan.

Presidenti turk, Erdogan ka marrë pjesë në ceremoninë zyrtare të fillimit të punimeve të Xhamisë së Namazgjasë, ku në mënyrë simbolike bashkë me Presidentin Nishani vendosi gurin e parë në themel. Komuniteti Mysliman i Turqisë ka investuar me 30 milionë euro për ndërtimin e xhamisë së madhe për besimtarët e fesë islame.

auto pjese dak

Related posts