Erdogan do të presë këtë adoleshent palestinez, tjetër simbol i brutalitetit izraelit

Fawzi al-Juneidi, i cili muajin e kaluar u bë një simbol i protestave palestineze kundër vendimit të fundit të SHBA-së për të njohur Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit, do të vizitojë Turqinë të martën ku do të takohet me Presidentin Erdogan.

Xhaxhai i 16-vjeçarit, Rashad al-Juneidi, i tha agjencisë Anadolu me telefon se nipi i tij ishte nisur të hënën në mëngjes nga Ramallah për në Turqi me ftesë të autoriteteve komunale të Stambollit.

Ai ndodhet aktualisht në Jordani, nga ku do të niset për në Turqi të martën në mëngjes, tha xhaxhai i tij.

Gjatë vizitës në Turqi, tha Rashad, nipi i tij pritet të takohet me Presidentin Erdogan dhe një numër zyrtarësh të lartë turq.

Fawzi u arrestua në qytetin e Hebronit në Bregun Perëndimor më 7 dhjetor, pasi fotografitë e tij duke u tërhequr zvarrë me sy të mbyllur nga një duzinë ushtarësh të armatosur rëndë izraelitë shkaktuan zemërim në botën muslimane.

Turqia ka mirëpritur figura të shquara palestineze që pësuan keqtrajtim nga zyrtarët izraelitë.

Në dhjetor, 29-vjeçari Mohamed al-Tawil, një palestinez i ri me sindromin Down, i cili ishte ndaluar për një orë nga trupat izraelite në Hebron, erdhi në Turqi me ftesë të ministrisë së shëndetësisë dhe u prit nga Erdogan në kompleksin presidencial. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts