728 x 90 Leaderboard

Erdogan: të martën, e vërteta lakuriqe për vrasjen e Khashoggi

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan tha se do të shpallë të martën detajet e hetimit turk në lidhje me vdekjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi, në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll.

Në fjalimin e sotëm me mbështetësit në Stamboll, Erdogan tha se Turqia kërkon drejtësi për rastin, duke tentuar që ta shpjegojë gjithçka në mënyrë të detajuar.

“Ne jemi këtu për drejtësi dhe do të zbulojmë të të vërtetën lakuriq”, tha presideti turk.

Arabia Saudite njoftoi një ditë më parë se Khashoggi vdiq gjatë “rrahjeje” në konsullatë dhe se për këtë arsye arrestoi 18 persona, ndërsa Ankaraja pretendon se gazetari u torturua, u vra dhe trupi iu shpërbë për t’u fshehur.

Edhe vende të shumta dhe organizata ndërkombëtare kanë shprehur dyshime rreth besueshmërisë së versionit të Riadit për vdekjen e gazetarit, trupi i të cilit ende nuk dihet se ku ndodhet. /tesheshi.com/

Related posts