728 x 90 Leaderboard

Erdogan shton presionin mbi Arabinë Saudite mbi fatin e gazetarit të zhdukur

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka shtuar presionin mbi Arabinë Saudite për zhdukjen e gazetarit Jamal Khashoggi gjatë një vizite në konsullatës saudite në Stamboll javën e kaluar.

“Ne nuk mund të heshtim për një incident të tillë”, u tha ai gazetarëve që fluturonin me të nga Budapesti drejt Ankarasë, njoftoi media turke.

Erdogan ka shprehur dyshime në lidhje me qëndrimin zyrtar saudit se Khashoggi doli nga konsullata më 2 tetor, në gjendje krejt normale.

Ndërkohë, Washington Post shkruan se inteligjenca amerikane zbuloi se Arabia Saudite kishte planifikuar një arrestim të gazetarit kritik, tashmë i zhdukur

Zyrtarët turq druajnë ai është vrarë në kompleksin e konsullatës, ndërsa zyrtarët sauditë thonë se ka lënë ndërtesën i padëmtuar, por pa ofruar dëshmi se ai u largua prej aty. /tesheshi.com/

 

Related posts