Erdogan në Novi Pazar: ndaloi autokolonën që të puthë dorën e një gjysheje (video)

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan së fundi realizoi një vizitë dy ditore në Serbi. Ditën e dytë ai u takua me qytetarë të Novi Pazarit, të cilët kishin dalë në rrugë për ta përshëndetur atë.

Në rrjetet sociale po qarkullon një video që ka tërhequr shumë vëmendje vetëm për shkak të reagimit të tij të bukur dhe interesant.

Në fakt, gjatë vozitjes nëpër Novi Pazar, Erdogani urdhëroi shoferët e tij që të ndalonin kolonën.

I mirëpritur me duartrokitje nga qytetarët e mbledhur, ai doli nga makina, iu afrua gjyshes dhe puthi dorën e saj, dhe më pas e pyeti në turqisht e në boshnjakisht: “Si jeni?”

Gjesti ka prekur qytetarët nëpër rrjetet sociale, të cilët e kanë përshëndetur këtë gjest të presidentit turk. /tesheshi.com/