728 x 90 Leaderboard

Erdogan kërcënon forcat amerikane në Siri: do marrin shuplakë otomane!

Një vendim i SHBA-së për të vazhduar financimin e milicisë siriane kurde të YPG-së do të ndikojë në veprimet e ardhshme të Turqisë, tha Presidenti Tajip Erdogan të martën përpara një vizite nga Sekretari i Shtetit, Rex Tillerson që parashihet të mbahet këtë javë.

Zyrtarët e SHBA-së kanë thënë se Tillerson pret të ketë biseda të vështira gjatë vizitës në Turqi të enjten dhe të premten, duke pasur parasysh se aleatët e NATO-s kanë interesa krejtësisht divergjente në Siri.

Turqia është nxehur nga mbështetja e SHBA-së për YPG-në, të cilën Ankaraja e sheh si një organizatë terroriste dhe një zgjatje e Partisë së jashtëligjshme të Punëtorëve të Kurdistanit që ka kryer kryengritje në tokën turke për më shumë se 30 vjet. Uashingtoni e ka mbështetur YPG-në në luftën kundër Shtetit Islamik në Siri.

“Vendimi i aleatit tonë për të dhënë mbështetje financiare për YPG-në me siguri do të ndikojë në vendimet që do të marrim”, tha Erdogan në një fjalim para anëtarëve të Partisë së tij AK në parlament.

Muajin e kaluar, Turqia nisi një inkursion ushtarak të quajtur operacioni “Dega e Ullirit”, në rajonin Afrin të Sirisë të mbajtur nga kurdët me qëllim të largimit të YPG-së nga kufiri i saj jugor.

Ai gjithashtu ka kërcënuar me vazhdimin e operacionit në qytetin sirian Manbij, i cili ndodhet nën kontrollin e forcave të YPG, dhe paralajmëroi trupat e SHBA-së të stacionuara atje që të mos u dalin në rrugë.

“Është shumë e qartë se ata që thonë ‘ne do të reagojmë në mënyrë agresive nëse na goditni’, nuk kanë përjetuar kurrë një shuplakë otomane”, tha Erdogan në parlament. /tesheshi.com/

 

Related posts