Erdogan flet për ndalimin e sondës italiane: mos avanconi asnjë hap, ju kanë në shënjestër luftanijet tona

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka folur personalisht për bllokimin e sondës italiane pranë ujrave të Qipros.

Duke folur në mbledhjen e grupit parlamentar të partisë së tij AKP, Erdogan tha se luftanijet turke dhe avionët ushtarakë nuk do të lejojnë të livadhisin gaz dhe naftë-kërkuesit në ujrat e Egjeut.

“Këshilloj kompanitë e huaja që punojnë në ujrat e Qipros dhe që i besojnë Nikosia-s, të mos kalojnë limitet dhe të mos montojnë pajisjet e tyre. Të gjitha janë nën shënjestrën e anijeve tona luftarake, të avionëve tanë dhe të njerëzve tanë.  Paralajmërojmë nga këtu të gjithë ata që i kanë bërë llogaritë gabim se do t’jua djegim planet”, tha Erdogan.

Gjatë takimeve që pati në Romë më 5 shkurt, presidenti turk u kërkoi autoriteteve italiane që të ndalojnë veprimet e njëanshme në det, pasi nuk do të lejohen. Por Roma dontë të luante me nervat e Ankarasë.

Qeveria e Nikosias, e lidhur me Greqinë, ka nisur kërkimet në det në mënyrë të njëanshme, por hasi në reagimin e fortë të Turqisë.

Kërkimet në Mesdhe po bëhen një mollë e madhe sherri, pasi duket se aty është gjetur sasi e konsiderushme nafte dhe gazi natyror. /tesheshi.com/

 

Related posts