728 x 90 Leaderboard

Erdogan: fitore në ushtri, fitore në ekonomi!

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan tha të premten se sulmet spekulative ndaj ekonomisë turke nuk mund të ndryshojë faktin se vendi i tij është i 13 në botë sipas paritetit të fuqisë blerëse, si dhe i 17 vend në botë për të ardhura kombëtare.

Deklaratat e tij u bënë gjatë një ceremonie ushtarake në Isparta, ku tha se “ushtria e famshme e Turqisë është pastruar nga tradhtarët në radhët e saj dhe po shkon nga fitorja në fitore”.

“Së shpejti do të shkatërrojmë fole terroriste dhe në lindje të Eufratit në Siri”, shtoi Erdogan, duke theksuar se “kundërshtarët janë humbësit më të mëdhenj”. /tesheshi.com/

 

 

Related posts