Erdogan, deklaratë të bujshme nga Novi Pazari: kjo është vendlindja ime

Mediat serbe kanë vazhduar që të potencojnë deklaratat e forta të presidentit të Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, gjatë vizitës zyrtare treditore në Serbi.

Kreu i shtetit turk, së bashku me homologun e tij serb Aleksandër Vuçiç kanë vizituar kryeqendrën e krahinës së Sanxhakut, Novi Pazar, ku Erdogan ka bërë thuajse të njëjtën deklaratë si në Prizren, por që u komentua me nota ligësie nga një pjesë e opinionit publik shqiptar.

Siç bën të ditur B92, nga Novi Pazari, Erdogan deklaroi se “Sanxhaku është vendlindja ime. Lumturia juaj ëstë lumturia ime, dhimbjet tuaja janë dhimbjet e mija”.

I kapur për dore me Vuçiçin, Erdogan ka takuar krerët e bashkive jo vetëm të Novi Pazarit, por edhe të Rashkës, , Kraljevos, Sjenicës, Tutinit, Prijepoljes, Varoshit të Ri dhe Pribojit.

Kurse Aleksandër Vuçiçi, ka bërë një deklaratë mjaft të pazakontë por që pati efekt të menjëhershëm në turmën e entuziazmuar nga vizita e kreut të shtetit turk.

“E di se nuk e kam as gjysmën e popullaritetit të presidentit të Turqisë, pork am mjaft kurajo për të deklaruar këtu para jush se jam i angazhuar që të punoj për të mirën e komunitetit tuaj. Puna jonë është që të arrijmë të bëjmë sa të mundemi për ju dhe të investojmë më shumë para”, tha presidenti serb në inagurimin e një rruge të rëndësishme lokale dhe vazhdoi: “ne duam ta lidhim më shumë ëtë rajon me Beogradin, Sarajevën dhe Podgoricën. Detyra jonë është të ndërtojmë rrugë, ura, spitale kopshte dhe shkolla. Asgjë nuk është më e rëndësishme se ndërtimi i këtyre objekteve”. /tesheshi.com/