728 x 90 Leaderboard

Era luftë?! Rusia shkel hapësirën e NATO-s në Turqi, reagon Aleanca: Do të përgjigjemi

Rritet tensioni në Europë, pasi për herë të parë është shkelur hapësira ajrore e NATO-s, për më tepër nga ana e Rusisë. Moska ka prekur kufirin turk gjë që ka sjellë një reagim të ashpër të Ankarasë.

Në Bruksel është mbledhur me urgjencë Këshilli i Përgjithshëm i NATO-s, i cili ka deklaruar se hapi i Rusisë është i papranueshëm dhe se do të ketë përgjigjen e merituar.

Dy ditë pas mesazhit të presidentit turk Erdogan ndaj homologut rus se “ka bërë një gabim të rëndë”, është kaluar nga fjalët në vepra.

Ushtria turke ka ngritur gjuajtësit F-16 që kanë ndjekur hap pas hapi deri jashtë kufirit një Mig-29 të paidentifikuar në kufirin ndërmjet Turqisë dhe Sirisë.

Kryeministri turk paralajmëroi se “Turqia do të aktivizojë rregullat e angazhimit nëse shkelet në mënyrë të paligjshme hapësira jonë ajrore”,

“Rregullat tona të angazhimit janë të qarta ndaj çdokujt që dhunon hapësirën ajrore, dhe Forcat e Armatosura të Turqisë kanë marrë urdhër të interceptojnë çdo gjë, qoftë edhe një zog”, deklaroi Davutoglu gjatë një fjalimi të transmetuar në një stacion televiziv privat.

Kreu i qeverisë turke, gjithsesi saktësoi se çështja siriane nuk përbën një krizë të hapur midis Turqisë dhe Rusisë, dy vende që kanë interesa tregtare të përbashkëta dhe shumë të rëndësishme.

“Format e bashkëpunimit dhe të dialogut mbeten të hapura”, theksoi kryeministri Davutoglu, duke shpresuar se Moska do t’i largohej “situatave të gabuara” në lidhje me krizën siriane dhe më gjerë.

Ndërkaq, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, zhvilloi sot një takim me kreun e diplomacisë turke, Feridun Sinirlioglu me synim zhvillimin e bisedimeve rreth situatës në Siri, pas interceprimit të një avioni bombardues rus në hapësirën ajrore të Turqisë, bëri të ditur një burim zyrtar.

 “Takimi ka në fokus ngjarjet e dy ditëve më parë dhe situatës në Siri”, deklaroi një zyrtar i NATO-s, duke saktësuar se ky takim ishte kërkuar nga ana e Turqisë.

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Feridun Sinirlioglu, i ka telefonuar homologun rus, Sergey Lavrov, për t’i përcjellë nga ana e tij mosaprovimin e thellë në lidhje me interceprimin nga aeroplanët gjuajtës turq F-16 dy ditë më parë të avionit luftarak rus, duke shkeluar në mënyrë të paligjshme hapësirën ajrore turke në kufirin sirian, sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme turke.

Njëkohësisht sot, presidenti Erdogan po zhvillon një vizitë zyrtare në Bruksel, ku do të takohet me presidentin e Parlamentit Evropian, Martin Schulz, Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk dhe kreu i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker.

Përgatiti Ylli Pata- /tesheshi.com/

 

Related posts