Era Conte te Interi, merret nga Kaljari talenti Barela

Interi i Milanos ka bërë një tjetër përforcim në erën e saponisur të Antonio Kontes, duke blerë nga Kaljari mesfushorin Nikolo Barela.

22-vjeçari është një lojtar i Interit, formalisht i huazuar, veç me detyrimin për t’u blerë.

Pavarësisht moshës së re, Barela ka luajtur 100 ndeshje në Serinë A, e po ashtu ka shënuar dy gola për Italinë në shtatë paraqitjet me kombëtaren.

Një objektiv i kahershëm i Interit, Barela është rritur si futbollist te Kaljari, i aktivizuar dhe për pak te Komo në 2016-n.

Interi synon kthimin në majën e futbollit italian; projekti i ri ka nisur me marrjen e Antonio Kontes si trajner. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts