Enigmë e ardhmja e Jahjagës: do rivishet police, do krijojë parti të re, apo do aderojë në ndonjë parti aktuale?!

Nga Blendi Gashi

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e cila i dorëzoi postin e të parit të shtetit, Hashim Thaçit, ka thënë se ka qenë privilegj për të jetë e para e shtetit të saj, Kosovës.

Ajo përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se udhëtimi i saj nuk ndalet këtu, pra e ka pasur fjalën se nuk e ka në plan të heqë dorë nga veprimtaria publike-politike.

Ka qenë nder dhe privilegj të jem Presidentja juaj. Ju përkulem përjetësisht! Ju faleminderit! Udhëtimi ynë nuk ndalet këtu. Bashkë do ta bëjmë Kosovën”, theksoi ish presidentja.

Se ish-policja Jahjaga nuk do të largohet nga politika e treguan më së miri aktivitetet e saj të shtuara muajt e fundit ku zhvilloj takime të përditshme me qytetarë nëpër komuna të Kosovës.

Por, enigma mbetet nëse ajo do të themeloj ndonjë parti të re politike apo do t’i bashkangjitet ndonjë subjekti aktual që vepron në Kosovë.

Megjithatë, presidentja, e cila gjatë mandatit të saj 5- vjeçar, zhvilloi marrëdhënie të mira me shumë shtete në botë, veçanërisht me Shtetet Bashkuara të Amerikës një herë planifikon të bëjë një pushim të shkurtër me familje, e më pas të rikthehet në skenën politike me idenë, ndoshta edhe të krijojë një lëvizje të re politike.

Jahjaga, pritet gjatë javëve dhe muajve të ardhshëm të zhvilloj takime intensive me personalitete të ndryshme në vend për të vendosur rreth të ardhmes politike dhe të përgatitet për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Analistët: Jahjaga s’do të ketë sukses nëse formon parti të re

Formimin eventual të ndonjë partie të re nga ish presidentja Jahjaga, analistëte vendit e shohin një vendim të gabuar të saj pasi shprehen se një iniciativë e tillë nuk do të jetë e suksesshme.

albinot

Analisti politik, Albinot Maloku, thotë se ish-presidentja Atifete Jahjaga mund të mendoj për formimin e ndonjë partie politike por që nuk është se do të ketë suksese.

Nëse i japin kurajo ata që e kishin vendosur për presidente edhe mund të formoj atë parti politike e ta ketë ndonjë vend në Kuvend të Kosovës. Rekomandimi më i sinqert për të do të ishte që ta ruante integritetin e femrës së parë presidente të Kosovës dhe ta konsumonte energjinë dhe kohën e saj në filantropi”, thotë Maloku, për tesheshi.com .

Njohësi i rrethanave politike në vend, Nexhmedin Spahiu nuk  e sheh të udhës që Jahjaga të formoj ndonjë parti të re pasi mendon se do të kishte ndonjë përsopektivë.

nexhmedin-spahiu

Çfarëdo aktiviteti politik i Jahjagës në Kosovë do të jetë i pafrytshëm sepse ajo nuk ka bërë diçka si president.
Më interes për Kosovën që Jahjaga përmes miqve të saj amerikan të angazhohet në ndonjë organizatë ndërkombëtare dhe të marr ndonjë pozicion që ta mbaj Kosovën në agjendën ndërkombëtare
”, thotë Spahiu, për tesheshi.com.

Ndryshe, Atifete Jahjaga, e cila ka shërbyer një kohë të gjatë në Policinë e Kosovës, ishte propozuar dhe zgjedhur presidentet pas një marrëveshje mes tri partive politike atë kohë (PDK-LDK dhe AKR).

Ajo ishte votuar qysh në raundin e parë nga deputetët e Kuvendit të Kosovës me shumicë votash, ndërsa bëhet e para presidente e cila e përfundon mandatin e plotë 5 vjeçar, ashtu siç parashihet në Kushtetutën e Republikës së Kosovës. /tesheshi.com/