Auto Dak
Auto Dak

INVESTIMET/ Endërr në Shqipëri, realitet në Mal të Zi: si ka përfituar ekonomikisht fqinji verior nga dy vite në NATO

E kemi ëndërruar të ndodh në Shqipëri, por ka ndodhur në fqinjin verior, Mal të Zi. Anëtarësimi i këtij vendi në NATO dy vite më parë, ka patur një impakt të drejtpërdrejt ekonomik.

Pothuajse gjysma e investimeve të huaja direkte në 2018 ishte nga anëtarët e NATO-s, konfirmoi qeveria e Podgoricës.

Hyrja e investimeve të huaja direkte nga anëtarët e NATO-s në Mal të Zi u rrit 64 përqind vitin e kaluar në krahasim me vitin 2017, konfirmoi Qeveria e Malit të Zi.

Milos Jovanoviç, drejtori i Agjencisë për Promovimin e Investimeve të Huaja, tha se që kur Mali i Zi u bë anëtar i NATO-s, “ka pasur një rritje të konsiderueshme në hyrjet e investimeve të huaja direkte”.

Sipas tij, “pothuajse gjysma e investimeve të huaja direkte në 2018 ishte nga anëtarët e NATO-s”.

“Dhe të tjerët investojnë”

“Hyrja e të gjitha investimeve të huaja u rrit me rreth 30 përqind në vitin 2018 në krahasim me vitin 2017, ndërsa fluksi i investimeve të huaja direkte nga vendet anëtare të NATO-s u rrit me aq sa 64 përqind, që është një rritje e madhe gjatë vitit 2017”, është Jovanoviç.

Mali i Zi u bë një anëtar i plotë i NATO-s në 2017-ën.

Shqipëria është anëtarësuar në vitin 2009, që në fakt është koha kur për shkak të krizës globale të recensionit nis të bjerë dhe ekonomia shqiptare. Një tregues i tillë si në Mal të Zi, ku të qënit anëtarë të NATO-s ka qenë impaktiv në ekonomi, as që ekziston.

Tashmë, është Reforma në Drejtësi ajo që po promovohet se mund të luajë, ose do e luajë këtë rol për një trend pozitiv në ekonominë anemike shqiptare. /tesheshi.com/    

auto pjese dak

Related posts